Ndeshja e kthimit e ½ së finales midis Barcelonës dhe Mançester Junajtedit ka nisur në mënyrën më të mirë për skuadrën vendase, që pas 20 minutave avansoi me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy golat mbajnë firmën e Lionel Messit, i cili brenda 4 minutave arriti që të mposhtë portierin De Gea.
GOLAT E MESSIT NDIQENI KËTU
Golin e parë “pleshti” e realizoi në minutën e 16-të, kur me të majtën e tij të fuqishme me një goditje nga distanca shënoi golin e avantazhit, ndërsa në minutën e 20-të, kësaj rradhe me të djathtën e tij jo dhe aq të fuqishme, habiti edhe vetë De Gean, i cili në këtë rast ishte edhe ndihma më e madhe për Messin, duke i lejuar që të shënojë edhe golin e dytë falë gafës që bëri vetë gardiani spanjoll.
Rikujtojmë Barcelona kishte fituar edhe ndeshjen e parë në “Olld Traford” me rezultatin minimal 1:0, ashtu që çudira duhet ndodhur sonte në “Kamp Nou”, për të besuar në një kualifikim të mundshëm të “Djajve të Kuq” për në gjysmëfinale.