Ajaksi është gati për të bërë senzacionin e rradhës në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.
Pas eliminimit të skuadrës kampione të Europës, Realit të Madridit, futbollistët e rinj të Ajaksit janë shumë pranë senzacionit të rradhës, këtë herë eliminimit të Juventusit dhe kualifikimit për në gjysmëfinale.
Pas rezultatit 1:1 në ndeshjen e parë në Amsterdam, sonte të besuarit e trajnerit Ten Hag po avansojnë 1:2 midis Torinos. De Ligt ishte autorë i golit të dytë në minutën e 67-të, kur mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare dhe me kokë arriti që të mposhtë edhe për herë të dytë Sçesnin.
Rikujtojmë Kristiano Ronaldo në minutën e 28-të kishte kaluar në epërsi Juven, që më pas në minutën e 34-të Van de Bek të barazonte shifrat.
De Ligt me golin e shënuar pas rivënies nga këndi të Shone, bëri që Ajaksi të përmbys rezultatin sonte në Torino, ndërkohë në minutën e 74-të shumë pak mungonte që Neres të shënonte edhe golin e tretë për Ajaksin.