Bellasica bëhet me trajner të ri, i katëri brenda këtij sezoni!

Bellasica ka emëruar trajnerin e saj të ri, i cili deri në fund të sezonit aktual do të udhëheq këtë skuadër në ndeshjet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për Aco Stojanov, një emër i njohur për vetë ekipin e Bellasicës, që brenda këtij sezoni ka ndërruar plotë 4 trajner.

Ata e nisën sezonin me serbin Marjan Zhivkoviq, për të ardhur më pas në krye Rade Cicmiloviq, ndërsa së fundmi Bellasicën udhëhoqi edhe straegu i njohur në vendin tonë, Gjoko Haxhievski, që fillimisht te skuadra nga Strumica luante rolin e drejtorit sportiv.

Megjithatë edhe me Haxhievskin në krye gjërat nuk shkuan mirë, me ç’rast ish trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë vendosi të largohet përfundimisht nga Bellasica, ndërsa tashmë këtë skuadër në 8 xhirot e fundit do ta udhëheq Aco Stojanov, që deri më tani luante rolin e koordinatorit, transmeton “infOSport.mk”.

Bellasica pas 28 xhirove renditet në pozitën e parafundit me 24 pikë, 4 më pak se Sileksi i vendit të 8-të, pozitë kjo që siguron balotazhin.

Leave a Reply