Numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu e ka konfirmuar se janë shumë afër transferimit të holandezit të Ajaksit, Matthijs de Ligt.
Ai ka thënë se Matthijs de Ligt i përshtatet stilit të lojës së tyre, ndërsa duke shfrytëzuar raportet e mira që kanë me drejtuesit e Ajaksit, do të tentojnë të sjellin atë në “Kamp Nou” gjatë kësaj vere.
“Me Ajaksin kemi raporte të shkëlqyera. Me De Ligtin, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Me gjasë ai do të jetë në tregun e transferimeve, por ne do të bisedojmë me trajnerët dhe do të shohim nëse do ta transferojmë apo jo”, – tha fillimisht Bartomeu, duke shtuar: “Mënyra se si ai luan, i përshtatet lojës tonë. Ajaksi është një klub trajnues i cili shet, por ne nuk kemi patur bisedime.”