Ajaksi sonte do ta zhvillojë ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Jueventusit. Ndeshja e parë në Holandë ishte mbyllur me barazimin 1:1, teksa sonte në Torino këto dy skuadra do të diskutojnë emrin e gjysmëfinalisit.
Trajneri i skuadrës holandeze, Erik ten Hag, ka thënë se ata nuk kanë një plan konkret se si t’i ndalin lojtarët e ‘Zonjës së Vjetër’, veçanërisht Kristiano Ronaldon.
“Juventus është favorit, duhet të shënojmë, duhet të kapërcejmë çdo limit”, tha fillimisht Ten Hag.
“Nëse luajmë mirë, mund t’ia dalim. Ata do të bëjnë diçka ndryshe. Javën e kaluar kontrolluam ndeshjen por nuk arritëm dot të shënonim më shumë se një gol. Mbrojtëm mirë, por pësuam. Besoj se Allegri do të ndryshoj diçka, ndaj ne duhet të përmirësohemi”.
“Ronaldo? Nuk do t’i vë një futbollist posaçërisht nga pas. Nuk do ta markojmë një kundër një, nuk e bëjmë kurrë me asnjë. Do ta trajtojmë si çdo futbollist tjetër”, – ka shtuar më tej ai.