Pas vendimit të UEFA-s për të hetuar përsëri skuadrën e Milanit, tregu i “Rossonerëve” duket se është vënë në pritje, gjë që ka shkaktuar disa probleme për drejtorin sportiv Leonardo.
Në fakt, siç është raportuar nga “Corriere Della Sera”, Leonardo ka siguruar tashmë shërbimet e yllit të Gremios, Everton, për shërbimet e të cilit interesoheshin edhe shumë skuadra gjigande nga Europa, përfshirë këtu edhe Mançester Sitin.
Megjithatë, Leonardo dhe Milani nuk janë në gjendje për të mbyllur këtë marrëveshje për shkak të UEFA-s, e cila sipas gazetës mund të çojë në humbjen e lojtarit, si dhe në objektiva të tjerë.
“SempreMilan.com” zbuloi dje se Leonardo ishte në Brazil një kohëpër të takuar shoqëruesin e lojtarit dhe familjen, ndërsa i njëjti burim thotë se për të bindur Everton, kanë ndikuar edhe Pakueta dhe ish lojatri i Milanit, Pato, që kanë qenë vazhdimisht në kontakt me bashkëkombasin e tyre.