Juventusi si duket ka hequr dorë nga nënshkrimi i kontratës me mbrojtësin francez të Barcelonës, Samuel Umtiti, shkruajnë mediat italiane.
Drejtuesit e skuadrës kampione të Spanjës për shërbimet e futbollistit të tyre, për të cilin interesohen shumë skuadra europiane, kanë vënë çmimin e 80 milion eurove.
Si duket kjo shifër është shumë e lartë për drejtuesit e Juventusit, aq më tepër që bëhet fjalë për një mbrojtës, i cili aktualisht po luan rolin e zëvendësuesit te Barcelona, pasi vendin e tij në qendër të mbrojtjes e ka zënë Klement Lenglet, i ardhur nga Sevilja.
25-vjeçari Umtiti pjesë e Barcelonës është që nga vera e vitit 2016-të, kur kishte arritur nga rradhët e Lionit, ndërsa këtë edicion me fanellën e “katalunasve” numëron 11 ndeshje në La Liga dhe 1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.