Arsenali i Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës, që ishin titullarë ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Uatfordit, duke u rikthyer kështu në në vendin e katërt, pozitë kjo që ju mundëson atyre kualifikimin në Ligën e Kampionëve Europian.
Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi Pier Emerik Obamejang, i cili me zgjuarsinë e tij shfrytëzoi gafën e portierit, Foster.
Gardiani i skuadrës vendase, i cili është një nga më të mirët këtë sezon, gaboi rëndë duke mbajtur topin më tepër se sa duhet në zotërim, ndërsa në momentin e degazhimit, goditja e tij u bllokua nga sulmuesi i Arsenalit, me topin që shkoi në rrjetë.
Vetëm një minutë më pas erdhi goditja e dytë e rëndë për vendasit, pasi kapiteni Troj Dinej doli me karton të kuq pas një dyluftimi me Torreiran, por pamjet treguan qartë se kartoni ishte i padrejtë.
Rezultai nuk ndryshoi, megjithëse mundësitë për të shënuar nuk munguan.
Në fund Arsenali morri një fitore shumë të rëndësishme, që e pozicionon këtë skuadër në pozitën e katërt me 66 pikë, po aq sa ka edhe Çelzi në vendin e 5-të, mirëpo me një ndeshje më shumë, ndërkohë Uatfordi mbetet në pozitën e 10-të me 46 pikë.