Renova humb nga Rabotniçki, Stojanovski humb sërish penalti (VIDEO)

Renova ka pësuar disfatë 1:2 në ndeshjen ndaj Rabotniçkit, në të cilën sulmuesi Vlatko Stojanovski, sërish ka humbur penalti, ashtu siç bëri edhe në ndeshjen e fundit në Shkup, kur skuadrat ishin ndarë me barazim 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat sot në ndeshjen në Tetovë ishin shënuar gjatë pjesës së dytë.

Rabotniçki avanson në Tetovë ndaj Renovës

Rabotniçki avanson në Tetovë ndaj RenovësRENOVA – RABOTNIÇKI 0:1(E. Vijaçki 62')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 14 април 2019 г.

Mbrojtësi Emil Vijaçki shënoi golin e parë të takimit në minutën e 62-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Rabotniçkit, që këtë epërsi e ruajti vetëm për 12 minuta, kur Ermedin Adem barazoi shifrat në 1:1.

Renova barazon me anë të Ermedin Adem

Renova barazon me anë të Ermedin AdemRENOVA – RABOTNIÇKI 1:1(E. Adem 74')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 14 април 2019 г.

Ish futbollisti i FC Shkupit përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtësve të Rabotniçkit pas një rivënie nga këndi të ekzekutuar nga Emran Ramadani, ndërkohë nuk vonoi shumë dhe në minutën e 76-të “romantikët” me anë të Oliver Peev shënuan edhe golin e dytë, që në fund i siguroi fitoren skuadrës shkupjane.

Rabotniçki shumë shpejt rikthen avantazhin ndaj Renovës

Rabotniçki shumë shpejt rikthen avantazhin ndaj RenovësRENOVA – RABOTNIÇKI 1:2(O. Peev 76')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 14 април 2019 г.

Renova në minutën e 83-të kishte rast të shkëlqyeshëm për të barazuar shifrat, mirëpo goditjen e sulmuesit Stojanovski e priti portieri Riste Jankov.

Me këtë fitore Rabotniçki arrinë në kuotën e 39 pikëve, 3 më shumë se Renova dhe FC Shkupi, që mbajnë pozitat 5 dhe 6.

Leave a Reply