Ndeshja midis Vardarit dhe Shkëndijës në disa momente ishte shumë e tensionuar, ndërsa për këtë ndoshta ndikuan edhe ofendimet ndaj shqiptarëve nga ana e tifozëve vendas “komitët”.
Pikërisht këto thirrje nacionaliste sollën ndërprerje disaminutëshe të ndeshjes, pasi arbitri kryesor Dejan Jakimovski urdhëroi kapitenin vendas të kërkojë të ndalojnë korret ofenduese në baza nacionale.
Mevlan Murati i shtrirë në tokë, Komitët e gjuajnë me sende të ndryshme, ndërsa njëkohësisht ofendojnë shqiptarëtDo të ketë punë këtu Komisioni Disciplinor pranë FFM-së
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 14 април 2019 г.
Edhe përkundër kësaj ndërhyrje, ata vazhduan të ofendojnë herë pas here, ndërsa kulminacioni ndodhi në minutën e 88-të, kur nga ana e tribunës ku ndodheshin tifozët e Vardarit, u godit në shpinë futbollisti i Shkëndijës, Mevlan Murati.
Ai derisa fitoi një duel me brazilianin Huan Felipe, duke devijuar topin në rivënie anësore, morri një goditje, ndërsa edhe pasi i njëjti ndodhej i shtrirë në fushë, nuk ndaluan hedhjet e gjësendeve të ndryshme në drejtim të tij, me ç’rast pasoi reagimi i disa prej futbollistëve të Shkëndijës në drejtim të arbitrit Jakimovski, me në krye kapitenin Armend Alimi.
Pas gjithë këtyre skenave jo të hijshme, tashmë fjalën e ka Komisioni Disciplinorë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Komitët dhe sjellja e tyre shumë e ulët
Komitët dhe sjellja e tyre shumë e ulët…
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 14 април 2019 г.