Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino duhet të bëjë llogaritë me dëmtimin e yllit dhe bomberit të skuadrës, Harry Kane.
Pikërisht këtë të premte, trajneri argjentinas i “Spurs” ka njoftuar lajmin se kapiteni mund të rekuperohet dhe të rikthehet në fushë në kohë, vetëm nëse skuadra e Tottenham do të arrijë në finalen e Champions League.
“Kane po vuan një dëmtim të ngjashëm me atë të pësuar në ndeshjen kundër Manchester United. Në atë rast ai pati nevojë për 5 javë për tu rikthyer, kështu këtë herë them se mund të rikthehet në kohë për finalen e Champions League”, deklaroi Pochettino.