Renova në mbështetje të Muamed Sejdinit, sqaron gjithçka Kenan Idrizi

Pas disa iniciativave të Agjencionit për Rini dhe Sport për mbledhje të nënshkrimeve nga klubet e Ligës së Parë dhe asaj të Dytë të vendit tonë kundër presidentit të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, në të njejtën u përfshi edhe emri i klubit shqiptar Renova. Kjo la të habitur shumicën e opinionit sportiv në vend dhe rajon, por gjithçka sqaron kreu i Renovës, Kenan Idrizi që reagon përmes një deklarate, duke thënë se ata asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kundër presidentit Sejdini.

“Unë jam i befasuar nga fakti që disa mediume sot publikuan se unë dhe klubi jonë KF Renova kemi firmosur për një iniciativë. Nuk është e vërtetë, ne edhe në ëndërr nuk firmosim diçka të tillë. Eshtë e qarte se ende do të jemi në Shoqatën e Ekipeve të Ligës së parë, ajo është gjë e mirë, por nuk kemi nënshkruar dhe as në të ardhmen nuk do të firmosim për një iniciativë që nuk është e mirë, të paktën ashtu mendoj unë a të njejtën e mendojnë të gjithë te KF Renova. Ajo është jashtë”, ka thënë Idrizi për portalin ‘Sportmedia’.

Idrizi dhe Renova do të japin mbështetje absolute për presidentin e ri të FFM-së, Muamed Sejdinin.

“KF Renova tashmë 14-15 vite është pjesë e Ligës së Parë, një nga klubet më stabile dhe njëra prej tyre që ka fituar trofe. Ne në familjen tonë ndjehemi krenar që Renova u ngrit në një klub të madh në kushte tona. Këtë e tregoj për faktin se të gjithë neve në klubin tonë na intereson vetëm futbolli dhe asgjë tjetër. Ndërkohë Renova dhe unë personalisht i japim mbështetje absolute presidentit Muamed Sejdinit. Ne nuk kemi kundërshtuar kur ishte Ivanov, Arnaudov, Haxhi Risteski, Gjorgjioski dhe nuk e kemi në plan të kundërshtojmë edhe tani, kur është president Sejdini. Si njerëz normal kur të ketë gabime Sejdni, ne do ta kritikojmë, por edhe kur do të punojë mirë, ne do ta lavdërojmë. Ne i japim përkrahje Muamed Sejdinit, i dëshirojmë suksese në punë si numri një i Federatës së Futbollit të Maqedonisë”, përfundoi Kenan Idrizi.

Pas këtij reagimi të numrit një të Renovës, mbetet të shihet edhe sa klube tjera janë manipuluara si rasti me klubin e “gjipspunuesve”, që deklarohen nga ARSM-ja për kundër Sejdinit, a në realitet vet të njejtat nuk janë në dijeni për një iniciativë të tillë. /InfOSport.mk

Leave a Reply