Barcelona shumë shpejt ka hapur takimin çerekfinal në transfertën ndaj Mançester Junajtedit, teksa kaluan në epërsi vetëm pas 13 minutave lojë, njofton “infOSport.mk”. Lionel Messi mjaft mirë gjeti në shtyllën e dytë bashkëlojtarin e tij Luis Suarez, i cili me kokë shënoi në rrjetën e De Gea.
Fillimisht arbitri anësor tregoi pozitë jashtëloje, mirëpo pas konsultimit me referët e VAR, arbitri kryesor Xhanluka Roki tregoi në qendër të fushës, duke iu lejuar gëzimin futbollistëve të Barcelonës.