Nesër mësohen dy finalistët e sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë

E mërkura në futbollin vendor sjellë dy ndeshjet e kthimit të ½ së finales, ku edhe përfundimisht do të mësojmë dy skuadrat finaliste për edicionin 2018/2019, njofton “infOSport.mk”.

Akademia Pandev shihet si favorit i madh ndaj Pobedës në ndeshjen që do të zhvillohet në Kavadar. Skuadra e trajnerit Jugosllav Trençpovski në ndeshjen e parë në Strumicë kishte shënuar fitore 3:1, ndërsa duke parë formën momentale të skuadrës nga Prilepi, është e vështirë të mendohet se kjo skuadër mund të përmbys avantazhin e dy golave të skuadrës së Akademia Pandev. Pobeda tashmë 9 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore në stinorin pranveror, ndërsa fitoren e fundit e kishte regjistruar pikërisht në kuadër të Kupës, në ndeshjen çerekfinale kundër Shkëndijës, edhe atë gjatë vitit të kaluar.

Sa i përket takimit tjetër gjysmëfinal, Makedonija GJ.P do të futet me nje epërsi të madhe, kjo shkaku i rezultatit nga ndeshja e parë, kur në Strumicë shënoi fitore minimale 1:0, por edhe formës momentale.

Skuadra shkupjane plotë 6 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë, ndërsa përveç fitores në Kupë, kishte mundur Bellasicën edhe në kampionat.

Që të dyja ndeshjet nesër startojnë në ora 15:30.

Leave a Reply