Liverpulli me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Liverpulli ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop çështjen e fituesit e zgjodhën që në pjesën e parë, kur edhe shënuan të dy golat.

Goli i parë erdhi vetëm pas 5 minutave lojë, kur Nabi Keita me një goditje nga vija e 16-të metërshit arriti që të shënojë në rrjetën e Kasiljas.

Goli i dytë erdhi pas një aksioni të bukur të vendasve, kur Aleksander Arnold mjaft mirë shërbeu brazilianin Firmino para portës kundërshtare, ndërsa ky i fundit pa probleme shënoi për 2:0.

Në pjesën e dytë Liverpulli shënoi edhe një gol tjetër me anë të Sadio Mane, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Minutat e fundit të takimit mysafirët nga Portugalia pretendonin për një penalti ndaj Felipe, mirëpo arbitri kryesor Lahoz nuk ndante mendimin e njëjtë, ashtu që në fund shifrat mbetën ato të pjesës së parë, 2:0, rezultat ky që favorizon Liverpullin për një kalim të mundshëm në gjysmëfinale.

 

Leave a Reply