Struga Trim Lum me hapa të sigurtë drejt elitës

Struga Trim Lum ka shënuar fitore 2:1 në udhëtim te Korabi në Dibër, duke ecur kështu me hapa të sigurtë në rrugëtimin drejt elitës së futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra strugane e udhëhequr nga strategu tetovar, Jeton Beqiri, fitoren e siguroi vetëm në pjesën e dytë, kur edhe shënoi që të dy golat.

Ndryshe Korabi kaloi në epërsi me golin e Edin Mersovskit në minutën e 18-të, teksa për fitoren e struganëve u përkujdes dyshja sulmuese Cvetanoski-Jahja.

Ishte Dejan Cvetanoski, ai i cili në minutën e 56-të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa ish sulmuesi i FC Shkupit, Abdulhadi Jahja në minutën e 71-të shënoi golin e fitores për ekipin strugan, që në 20 ndeshje ka regjistruar 11 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 disfata, transmeton “infOSport.mk”.

Kësisoj Struga Trim Lum me 40 pikë udhëheq vallën në Ligën e Dytë – Perëndim, duke lënë pas rivalin lokal Labunishtën me 34 pikë, teksa Korabi me 23 pikë mban pozitën e 7-të në renditje.

Leave a Reply