Jovanovski flet për ndeshjen me Pobedën, ja çfarë thotë

Makedonija GJ. – Pobeda janë dy skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Maqedonisë, që të mërkurën do të zhvillojnë ndeshjet e tyre kthyese, ku do të mësojmë nëse ndonjëra prej tyre do të luaj në finalen e madhe, njofton “infOSport.mk”.

Makedonija GJ.P është më afër, pasi në ndeshjen e parë në Strumicë ndaj Bellasicës kishte shënuar fitore minimale 1:0 dhe në ndeshjen e së mërkurës në Gjorçe Petrov futet pa ndonjë presion shtesë, ndërsa Pobeda do ta ketë të vështirë përballë Akademia Pandev, ndaj së cilës skuadër kishte pësuar disfatë 1:3 në ndeshjen e parë në Strumicë.

Mirëpo deri të mërkurën ka ende kohë, ndërsa Makedonija Gj.P dhe Pobeda sot në Shkup do të përballen në ndeshjen e tyre të tretë të këtij edicioni. Skuadra shkupjane ka shënuar fitore në të dyja ndeshjet ndaj Pobedës, ndërsa portieri i “verdhekuqve”, Marko Jovanovski pret të ndodh ashtu edhe në takimin e sotëm.

“Për mua çdo ndeshje është e rëndësishme, pa dallim nëse bëhet fjalë për ndeshje të Kupës apo edhe kampionale. Për ne pikët janë shumë të rëndësishme, për më tepër që Bellasica dhe Sileksi luajnë mes vete, ashtu që me fitore do të thellonim diferencën në pikë ndaj tyre dhe do të futeshim më lirë në ndeshjen e ardhshme që vijojnë” – tha enkas për “infOSport.mk” portieri i Makedonija GJ.P, Marko Jovanovski.

Deri më tani këto dy skuadra mes tyre janë takuar në gjithsej 27 ndeshje, përfshirë këtu edhe 7 ndeshje në kuadër të Ligës së Dytë dhe dy në kuadër të Kupës. Plotë 13 fitore për Makedonija GJ.P, 6 për Pobedën dhe 8 barazime, është epilogu i ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave, që sot do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të 19-të në kuadër të Ligës së Parë.

Leave a Reply