FC Shkupi ndodhet në një krizë të thellë të rezultateve, ndërsa më së miri për këtë dëshmojnë 4 ndeshjet e fundit ku skuadra nga Çairi ka pësuar po aq disfata, e për më tepër kjo skuadër nuk ka shënuar asnjë gol, njofton “infOSport.mk”.
Për herë të fundit FC Shkupi kishte shënuar në ndeshjen e javës së 22-të kundër Shkëndijës, kur Muharem Bajrami nga pika e bardhë në minutën e 30-të i kishte siguruar 3 pikëshin e fundit të këtij edicioni skuadrës nga Çairi.
Pra duke përllogaritur këtu edhe 60 minutat e mbetura të ndeshjes kundër skuadrës kampione të Shkëndijës, si dhe plotë 360 minutat e 4 ndeshjeve të fundit pa gol, i bie që FC Shkupi tashmë plotë 420 minuta po vuan për një gol në rrjetat kundërshtare.
Goli i Muharem Bajramit ndaj Shkëndijës
Goli i Muharem Bajramit ndaj ShkëndijësSHKUPI – SHKËNDIJA 1:0(M. Bajrami 30')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 10 март 2019 г.