Ish ylli i Portos dhe Zenitit, Hulk, i cili aktualisht luan në kampionatin elitarë kinez me skuadrën e Shangaj SIPG, ka shënuar një super gol në ndeshjen e javës së kaërt kundër Çongking, njofton “infOSport.mk”.
Hulk realizoi një super gol me një goditje nga distanca në minutën e 58-të, ndërsa ishte ky një proektil i vërtetë, të cilin as kameramani nuk arriti që ta kap dot.
Ishte ky goli i parë i shënuar nga Hulk në sezonin e ri elitarë, që në fund nuk doli të jetë i mjaftueshëm për skuadrën e Shangaj SIPG, pasi në minutën e tretë shtesë të takimit, një autogol i Junling i siguroi fitoren skuadrës së Çonking Lifan (2:3). Pas 4 javëve të para, Shangaj SIPG mban pozitën e 3-të me 9 pikë, ndërsa në dy pozitat e para ndodhen Beijing Guoan dhe Guangzhou Evergrande, që kanë nga 12 pikë.