Derbi ndeshja e javës së 20-të në Ligën e Dytë – Perëndim midis Teteksit dhe Gostivarit u mbyll me barazim, me një gol të shënuar nga Bashkim Lama në minutën e parë shtesë të takimit, njofton “infOSport.mk”.
Me këtë pikë, Gostivari vazhdon të mbajë pozitën e tretë në renditje, ndërsa Labunishti falë fitores minimale 1:0 ndaj Goblen Junior në Kumanovë vazhdon luftën për pozitën e parë me Struga Trim Lum.
Pelisteri falë golit të Nedanoskit në minutën e 20-të mposhti minimalisht 1:0 Vëllazërimin, ndërkohë me po të njëjtin rezultat Genç Kalemler mundi Skopjen.
Ishte kjo fitorja e parë pas 7 ndeshjeve pa fitore për skuadrën nga Gostivari, për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi Maliq Beluli në minutën e 40-të.
Java e 20-të në Konferencën e Perëndimit mbyllet të dielën me ndeshjen Korabi – Struga Trim Lum.
LDFM – Lindje, Java 20 |
|||||||||||||||
|