Sot Gjakova ka qenë nikoqire e vashave më të mira të Kosovës dhe Maqedonisë në futboll, të cilat zhvilluan miqësoren e parë nga gjithsej dy të parapara në tokën kosovare, njofton “infOSport.mk”.
Fitorja u takoi futbollisteve kosovare, të cilat në fund shënuan fitore me rezultatin 3:1. Të përzgjedhurat e Afërdita Fazlija ishin shumë më të mira gjatë pjesës së parë, kur edhe bënë diferencën. 45 minutëshin e para ata e mbyllën me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Modesta Uka (21’) si dhe Valentina Limani (30’).
KOSOVA FITON KUNDËR MAQEDONISË VERIORE
Vashat e Përfaqësueses së Kosovës në futboll e kanë mposhtur Maqedoninë Veriore në miqësore, me rezultat, 3:1. Takimi miqësor i zhvilluar në Gjakovë i takoi në tërësi futbollisteve të Kosovës, të cilat e përfunduan 45 minutëshin e parë me dy gola epërsi nëpërmjet Modesta Ukës në minutën e 22-të dhe Valentina Limani në minutën e 31-të. Golin e tretë e shënoi Besiana Reqica në minutën e 92-të.
Публикувахте от Sporti në KTV в Петък, 5 април 2019 г.
Në pjesën e dytë Maqedonia luajti më mirë, ndërsa në minutën e 78-të me anë të Dimovskas, ata shënuan golin e parë, duke kërkuar në ato momente për ti ikur edhe disfatës, mirëpo nuk i’a arritën qëllimit, pasi në minutat shtesë të takimit Besjana Reçica shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Lekoskas, duke e mbyllur këtë ndeshje me rezultatin 3:2.
Te përfaqësuesja e Maqedonisë në këtë ndeshje u paraqitën edhe 4 futbollistet shqiptare, Dervishi, Sherifi, Makusti dhe Mustafa.
Ndeshjen e dytë Kosova dhe Maqedonia do ta zhvillojnë të hënën, ndërsa rikujtojmë se këto dy përfaqësuese fundin e gushtit dhe fillimin e muajit shtator të vitit të kaluar, kishin zhvilluar dy ndeshje miqësore në Shkup, ku njëra prej tyre ishte mbyllur me barazim pa gola, ndërsa në ndeshjen e dytë vashat kosovare kishin shënuar fitore 2:0.
Kosova – Maqedonia e Veriut 3:1 |
Stadiumi i qytetit Gjakovë. |
Gjyqtarë: K. Vula, B. Këpuska, T. Haxhimustafa e B. Mullazenuni. |
Shënuese: Uka(21’), Limani(30’) e Reçica(90+1’) për Kosovën |
Dimovska(78’) për Maqedoninë. |
Kartona të verdhë: V. Uka (Kosovë), Dimovska (Maqedoni). |
FORMACIONET |
KOSOVA: Leci, Shala, A. Syla(Reçica), Berisha, Biçkaj(Tahiri), B. Shala, Uka(Bajra), Ejupi(Hiseni), Kryeziu, L. Syla e Limani(Rexhepi). |
MAQEDONIA e VERIUT: Lekoska, Angelovska, Krstanovska, Çubrinoska, Dervishi (Sherifi), Ristovska, Maksuti, Mustafa, Gjorgjovska(Dimovska), Jakovski e Joshevska (Nikoovska). |