Shpërrthen Juventus Serava, 15 gola ndaj Kratovës në transfertë, shënojnë vetëm 3 lojtarë

Juventus Serava ka shpërrthyer sonte në ndeshjen e javës së 24-të në elitën e futsalit vendor, teksa shënoi plotë 15 gola në transfertën ndaj Kratovës në ndeshjen e “play-out”, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se kjo skuadër vendin e ka në mesin e më të mirëve, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse gjatë pjesës së parë, skuadra “bardhezi” nga Serava ishte në disavantazh prej 3 golave (3:6), ata zhvilluan një pjesë të dytë të shkëlqyeshme, ku shënuan plotë 12 gola, ndërsa në anën tjetër ekipit vendas i lejuan të shënojë vetëm 3 gola.

Interesant është fakti se që të 15 golat u shënuan vetëm nga 3 lojtarë, edhe atë Enez Jusufi dhe Furkan Shabani, që shënuan nga 6 gola secili, si dhe Agim Ramadani, i cili realizoi 3 gola.

Me këtë fitore Juventus Serava arriti në kuotën e 31 pikëve, duke siguruar tashmë mbijetesën në elitën e futbollit vendor, që 3 javë para mbylljes së sezonit të rregullt.

Leave a Reply