Të dielën në futbollin vendor në program janë ndeshjet e javës së 27-të, e ku vëmendjen më të madhe do të tërheq derbi i Tetovës, ai mes Shkëndijës dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra “kuqezi” shihet si favorit absolut në këtë përballje, mirëpo duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një derbi lokal, atëherë në ndeshje të këtilla mund të ndodh gjithçka.
Një tjetër ndeshje tepër interesante pritet të zhvillohet në Shkup, në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, aty ku mejdanin do të ndajnë skuadra e dytë dhe e tretë në tabelën e klasifikimit, Vardari dhe Akademia Pandev. Vendasit me fitore eventuale do të përforconin pozitën e dytë, në të kundërtën do të humbisnin atë, gjithnjë nëse Akademia Pandev do të fitonte edhe ndeshjen e mbetur ndaj Pobedës.
Çairi do të jetë nikoqir i derbit të kryeqytetit, ku FC Shkupi do të përballet me Rabotniçkin, në një përballje që do të kërkohej pozita e katërt, disa kilometra më larg, në lagjen e Gjorçe Petrovit, Makedonija GJ.P do të jetë nikoqir i skuadrës së fundit në renditje, Pobedës, ndërkohë një ndeshje tepër interesante për pjesën e poshtme të tabelës, do të zhvillohet në Strumicë, aty ku Bellasica vendase do të mirëpret Sileksin.
LPFM – Java 27 |
|||||||||||||||
|