Boksieri i njohur shqiptarë, Haxhi Krasniqi do të mundohet të mbrojë titullin e kampionit evropian më 11 maj kundër boksierit gjerman, Stefan Hartel.
Do të jetë ky meçi i parë për boksierin kosovar në vitin 2019, ndërsa i njëjti do të zhvillohet në Magdeburg.
Junikasi e mbylli vitin 2018 si kampion evropian dhe këtë vit do të mundohet ta mbrojë këtë titull dhe më pas ta synojë titullin e kampionit botëror, që njëherit është edhe ëndërr e tij e kahmotshme.
Boksieri me nënshtetësi gjermane ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për meçin e radhës.
“Robin Krasniqi më 11 maj do të ndeshet me gjermanin Stefan Hartel, i cili si kundërshtar ishte i papararë për duelin e kaluar, por atëherë ishte tërhequr. Për Krasniqin është kjo mbrojtja e dytë e titullit të më të mirit të Evropës dhe dueli numër 55. Ky duel do të mbahet në ‘Stadthalle’ të qytetit gjerman, Magdeburg”, ka njoftuar grupi zyrtar i boksierit kosovar në Facebook.
Për Krasniqin do të jetë kjo lufta e tij e 55-të zyrtare, ku deri me tani ka regjistruar 49 fitore dhe 5 disfata.
🔥🔥🔥 Auf ein Neues 🔥🔥🔥Robin Krasniqi, der Europameister im Super-Mittelgewicht, trifft in seiner zweiten…
Публикувахте от Robin Krasniqi в Петък, 5 април 2019 г.