Të shtunën në futbollin vendor në program janë ndeshjet e Ligës së dytë, njofton “infOSport.mk”. Në Konferencën e Perëndimit, ndeshja më interesante do të jetë ajo midis skuadrave nga Pollogu, Teteksit dhe Gostivarit që do të zhvillohet në Tetovë.
Të dyja skuadrat stinorin pranveror po arrijnë rezultate të mira, ndërsa e gjithë kjo paralajmëron një luftë të pakompromisë edhe në ndeshjen e nesërme në stadiumin e ARSM në Tetovë.
LDFM – Perëndim, java 20 |
|||||||||||||||
|
Vëllazërimi do të ketë një detyrë të vështirë në udhëtim te Pelisteri, Genç Kalemler do të kërkojë pikët e plota në ndeshjen si vendas ndaj Skopjes, ndërkohë në Kumanovë, Goblen Junior do të jetë nikoqir i Labunishtës.
Java e 20-të në Perëndim mbyllet të dielën me derbin shqiptarë, Korabi – Struga Trim Lum, transmeton “infOSport.mk”.
Edhe pse kjo ndeshje ishte paraparë si gjithë të tjerat të zhvillohet të shtunën, nga EVN kishin njoftuar skuadrën dibrane se një intervenim i patjetërsueshëm i “AD Elem”, do të lë gjithë rajonin e Dibrës pa rrymë, përfshirë këtu edhe objektin e KF Korabi.