10 minuta të fundit të zjarrta, Liverpulli merr fitore dhe merr kryesimin në Premierligë (VIDEO)

Liverpulli ka marrë një fitore me shumë vlera sonte në transfertën ndaj Sautemptonit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Jurgen Klop shënoi fitore 3:1 në ndeshjen e parë të javës së 33-të, ndërsa çështja e fituesit u vendos në 10 minutat e fundit të takimit, kur Liverpulli i shënoi dy golat vendimtarë.

Ndryshe ishin vendasit e Sautemptonit që avansuan të parët në këtë ndeshje me golin e shënuar nga Long vetëm pas 9 minutave lojë, ndërsa deri në mbyllje të pjesës së parë Liverpulli me anë të Keita (36’) barazoi shifrat në 1:1.


GOLAT NGA NDESHJA SAUTEMPTON – LIVERPULL, NDIQENI KËTU.


Rrugën e fitores së skuadrës nga “Enfilld Roud” e hapi e Mohamed Sallah, i cili pasi morri topin që nga gjysmëfusha e tij, me hapa të sigurtë u afrua drejt zonës kundërshtare, kur me një goditje precize me të majtën e tij arriti që të mposhtë portierin vendas Gun në minutën e 80-të.

2:1 ishte rezultati në ato momente për Liverpullin, skuadër kjo e cila vetëm pas 6 minutave gjeti edhe golin e tretë, kësaj rradhe me autorë Henderson, që mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e Firmino dhe nga afërsia shënoi për 3:1.

Liverpulli me këtë fitore rikthehet në krye të renditjes në Premierligë me 82 pikë, 2 më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë, që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply