Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, Valon Hamdiu ka vendosur për të ardhmen e tij, transmeton “infOSport.mk”.
Informacionet që vijnë nga Kosova, bëjnë të ditur se mbrojtësi kumanovar që luan për Vinterturin ju ka thënë po drejtuesve të Federatës kosovare, duke ju dhënë fund shpresave të Maqedonisë dhe Shqipërisë për të pasur këtë super talent në ekipin e tyre përfaqësues.
20 vjeçari luan si qendër mbrojtës, ndërsa llogaritet si një talent me të ardhme të ndritur. Ai pritet ti bashkohet përfaqësueses U21 të Kosovës që nga grumbullimi i ardhshëm, ndërsa deri në atë kohë drejtuesit e Federatës pritet që të zgjidhin edhe çështjen e pajisjes së tij me pasaportën kosovare.