Shkëndija vazhdon të sundojë në futbollin vendor, teksa sot në derbi ndeshjen e javës së 26-të mundi Akademia Pandevin në Strumicë me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Golin e vetëm për “kuqezinjtë” nga Tetova e realizoi Visar Musliu në minutën e 29-të, ndërsa një gol i mjaftoi edhe Renovës për të mundur FC Shkupin në Tetovë.
Për 3 pikë të reja të Renovës mendoi goleadori, Vlatko Stojanovski, me golin e tij të 14-të sezonal, duke bërë që Renova tashmë e vetmuar të mbajë pozitën e katërt me 36 pikë, teksa FC Shkupi mbetet në pozitën e 5-të, kjo falë barazimit të Bellasicës në Shkup ndaj Rabotniçkit.
Me barazim 1:1 u mbyll edhe ndeshja në Kratovë midis Sileksit dhe Makedonija Gj.P, ndërkohë në Ohër, Pobeda dhe Vardari barazuan pa gola.
LPFM – Java 26 |
|||||||||||||||
|