Shkëndija dhe Renova me epërsi gjatë 45 minutave të para (VIDEO)

Shkëndija, Renova dhe Makedonija GJ.P, janë tre skuadrat që 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 26-të i mbyllën me epërsi minimale, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e vendit falë golit të shënuar nga Visar Musliu në minutën e 29-të po avanson në ndeshjen derbi të kësaj jave përballë Akademia Pandevit, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër superioritetin në futbollin vendor.

Renova vetëm në minutën e fundit falë golit të shënuar nga sulmuesi i tyre Vlatko Stojanovski po avanson ndaj FC Shkupit me rezultatin 1:0, njëjtë sikurse edhe Makedonija GJ.P, që avansoi në transfertën ndaj Sileksit pas golit të shënuar nga Hristijan Kirovski.

https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/564309187398404/ 

Ndërkohë në stadiumin e qytetit të Shkupit, Rabotniçki dhe Bellasica po luajnë pa gola, njëjtë sikurse edhe Pobeda dhe Vardari në Ohër.

LPFM – Java 26

45 minutat e para

Ak.Pandev 0:1 Shkëndija
Renova 1:0 FC Shkupi
Pobeda 0:0 Vardari
Sileksi 0:1 Makedonija Gj.P
Rabotniçki 0:0 Bellasica

Leave a Reply