Sot në elitën e futbollit vendor në program janë ndeshjet e javës së 26-të, ku bie në sy përballja mes skuadrave shqiptare, Renovës dhe FC Shkupit, duke mos harruar këtu dhe derbi ndeshjen midis Akademia Pandevit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.
Janë këto dy skuadrat më të mira të stinorit pranveror, me Shkëndijën që ka 5 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë dhe Akademia Pandevin, që ka 5 fitore dhe 1 disfatë, dhe një ndeshje më pak, atë të javës së 24-të kundër Pobedës.
Të dyja skuadrat humbjet e vetme të këtij gjysmësezonit të dytë i kanë pësuar nga FC Shkupi, që sot do të ketë një transfertë shumë të vështirë përballë Renovës. Skuadra vendase ndodhet në një formë të mirë, edhe pse në fundjavë Akademia Pandev u ndërpreu atyre serinë e ndeshjeve pa humbje në pranverë, ndërkohë te skuadra “bardhekaltër” nga Çairi vërehet një rënie, pas atij starti të mirë në fillim, duke pasur parasysh se në 3 ndeshjet e fundit kanë pësuar po aq disfata, madje duke mos shënuar asnjë gol.
Vardari i vendit të dytë në Ohër do të jetë mysafir i Pobedës, skuadrës së fundit në tabelë, Bellasica e parafundit do të luaj në Shkup përballë Rabotniçkit, ndërkohë në Kratovë pritet një ndeshje e zjarrtë midis Sileksit vendas dhe Makedonija GJ.P.
LPFM – Java 26 |
|||||||||||||||
|