Rabotniçki sot në terren vendas do të mirëpret Bellasicën, me shpresë se do të arrijë fitoren e parë si vendas në pranverë dhe se do të kap një seri të fitoreve, që do e ngjisnin këtë skuadër në pozitat më lartë në tabelën e klasifikimit, njofton “infOSport.mk”.
Aktualisht “romantikët” renditen në pozitën e 6-të me 32 pikë, ndërkohë Bellasica me 10 pikë më pak ndodhet në pozitën e parafundit.
“Unë shpresoj se do të fillojmë të fitojmë, ndërsa një gjë të tillë pse mos ta bëjmë pikërisht prej sot kundër Bellasicës. E dimë se ata janë një skuadër e papërshtatshme, mirëpo do të bëjmë çmos për të arritur deri te fitorja në këtë përballje” – tha enkas për “infOSport.mk” sulmuesi i Rabotniçkit, Bazhe Ilijoski.
Ky i fundit është në kërkim të golit të parë me fanellën e skuadrës nga Parku i Qytetit, pasi në merkaton e dimrit vendosi ti bashkohet sërish kësaj skuadre, duke ardhur nga rradhët e FC Shkupit.
Ndeshja Rabotniçki – Bellasica starton në ora 15:30.