Derbi ndeshja e javës së 26-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në Strumicë, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat më të mira të stinorit pranveror, Akademia Pandev dhe Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra vendase aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të, ndërsa Shkëndija vazhdon të kryesojë bindshëm.
Mirëpo edhe përkundër këtij fakti trajneri i Akademia Pandev, Jugosllav Trençovski thotë se në futboll ndodhin befasi, ashtu që një gjë e tillë mund të ndodh edhe sot.
“Në futboll asnjëherë nuk dihet asgjë nga më parë, mendoj se kemi forcë dhe kualitet për të befasuar kampionët, pse jo, edhe përkundër faktit se kemi disa mungesa të rëndësishme në skuadër” – thotë trajneri i Akademia Pandev, Jugosllav Trençovski.