Shkëndija ka demoluar Pobedën në ndeshjen e vlefshme të javës së 25-të në elitën e futbollit vendor, duke e mundur me rezultatin e thellë 5:2, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndër fitoret më të thella të “kuqezinjëve” këtë edicion dhe e para në Tetovë gjatë këtij edicioni përballë skuadrës nga Prilepi.
5 autorë të ndryshëm të golave u regjistruan për Shkëndijën në këtë përballje, ndërsa vlen të përmendet goli i Marjan Radeskit, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Sileksit kishte minutat e para pas një pauze 7 mujore.
Për dallim nga Shkëndija, Renova u mund në Strumicë nga Akademia Pandevi (2:1), duke pësuar kështu disfatën e parë në stinorin pranveror, ndërsa po në Strumicë u mund edhe FC Shkupi, që u mposht nga Bellasica me rezultatin 2:0.
Vardari falë golit të Matej Cvetanoskit mundi minimalisht 1:0 Sileksin, ndërkohë derbi lokal i Shkupit midis Makeodnija GJ.P dhe Rabotniçlkit u mbyll me barazim 1:1.
LPFM – Java 25 |
|||||||||||||||
|