Struga Trim Lum ka shënuar fitore 0:2 në transfertën në Gostivar ndaj Genç Kalemler, duke vazhduar të kryesojë renditjen tabelare, tashmë edhe me 6 pikë diferencë ndaj ndjekësit më të afërt, Labunishtës, njofoton “infOSport.mk”.
Këta të fundit në terren vendas u mundën nga Gostivari (0:1), teksa dy golat e prë për Strugën në stinorin pranveror i realizoi përforcimi i merkatos së dimrit, Florent Osmanit.
Një fitore minimale, por me shumë vlera morri edhe Vëllazërimi, që në Kërçovë mundi Goblen Junior me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm për skuadrën e trajnerit Bujar Islami, ishte sulmues Murat Adili.
Korabi në Dibër luajti baraz pa gola ndaj Pelisterit, ndërkohë në Autokomandë në ndeshjen e dy ish skuadrave elitare, Skopje me rezultatin 3:1 mundi Teteksin, duke e ngujuar këtë skuadër në pozitën e fundit në Ligën e Dytë – Perëndim.
LDFM – Perëndim, Java 18 | |||||||||||||||
|