Pilotët e Ferrarit kanë dominuar provat zyrtare për Çmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1. Francezi Sharles Leklerk do të niset nesër i pari në garën e madhe, pasi sot ishte më i shpejti në provat zyrtare me 1 minutë, 27 sekonda e 866 të qindat, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës Sebastian Fetelin.
Në vendin e 3 dhe 4 u renditën dy makinat e Mercedesit, me Luis Hamiltonin që la pas vetes Valteri Botasin, ndërsa top 5shja u kompletua me Mark Verstapenin e Redbullit. Gara për Çmimin e Madh të Bahreinit do të zhvillohet nesër nga ora 17:10.