Renditja tabelare pas 24 javëve në LPFM

Të enjten në elitën e futbollit vendor në program ishin ndeshjet e javës së 24-të, ku Shkëndija vazhdoi dominimin e saj, duke mos gabuar edhe në ndeshjen e 7-të me rradhë ndaj Sileksit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e vendit shënoi fitore 3:0, duke shtuar edhe 3 pikë të reja në konton e saj, dhe tashmë me 53 pikë kryeson bindshëm para Vardarit që ka 45 pikë, ndërkohë në vendin e tretë ndodhet Akademia Pandev me 42 pikë. Këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak, atë të javës së 24-të kundër Pobedës, që do ta zhvillojnë me datë 1 maj, ndërkohë një lëvizje pozitive prej dy pozitash ka bërë Renova, që tashmë renditet e katërta me 33 pikë, po aq sa ka edhe FC Shkupi, që dje dështoi në ndeshjen si vendas përballë Makedonija Gj.P.

Pas tyre me 31 pikë renditet Rabotniçki, që humbi duelin lokal ndaj Vardarit, Makedonija GJ.P me 29 pikë renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë Sileksi me 24 pikë mban pozitën e 8-të. Dy pozitat e fundit që rrezikojnë largimin nga elita e futbollit vendor, mbahen nga Bellasica dhe Pobeda, me 19, gjegjësisht 18 pikë të tubuara.

Leave a Reply