Të dielën në elitën e futbollit vendor në program janë ndeshjet e javës së 25-të, që sjellë me vete edhe dy ndeshje mjaft interesante në qytetin e Strumicës, njofton “infOSport.mk”. Pikërisht kjo ka bërë që Akademia Pandev të ndryshojë stadium dhe ndeshjen e saj kundër Renovës ta zhvillojë në stadiumin “Kukush” në Turnovë, teksa në stadiumin e qytetit “Mladost”, aty ku deri më tani luante edhe Akademia Pandevi, skuadra e Bellasicës do të mirëpret FC Shkupin.
Që të dyja ndeshjet do të startojnë në ora 15:30, njëjtë sikurse edhe 3 ndeshjet tjera të kësaj jave, ku Shkëndija në Tetovë do të mirëpret kundështarin e saj mjaft të papërshtatshëm, Pobedën, Vardari në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari do të jetë nikoqir i Sileksit, ndërkohë në Gjorçe Petrov do të zhvillohet ndeshja midis dy skuadrave shkupjane, Makedonija GJ.P dhe Rabotniçkit.
Te “romantikët” në këtë ndeshje debutimin e tij do të bëjë trajneri i ri, Bazhe Lazarevski, i cili gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht u emërua në këtë post nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Debar Maalo, duke zëvendësuar Zhikica Tasevskin.
LPFM – Java 25 | ||
Ak.Pandev | 31.03. 15:30 | Renova |
Bellasica | 31.03. 15:30 | Shkupi |
Makedonija Gj.P | 31.03. 15:30 | Rabotniçki |
Shkëndija | 31.03. 15:30 | Pobeda |
Vardari | 31.03. 15:30 | Sileksi |