Shkupi dominoi, por në fund u ndëshkua nga Bozhinovski që shënoi një euro-gol (VIDEO)

FC Shkupi ka pësuar edhe disfatën e dytë me rradhë në stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”. Pas disfatës ndaj Vardarit xhiron e fundit, të besuarit e trajnerit Umit Karan, sot u mundën në Çair nga Makedonija GJ.P., ndërsa njëjtë sikurse edhe në ndeshjen kundër “kuqezinjëve”, ata dominuan ndeshjen, por në fund u ndëshkuan pas një euro-goli të shënuar nga ana e veteranit, Bobi Bozhinovski.

Tush i ftohtë në Çair, Makedonija Gj.P avanson me golin e Bozhinovskit

Tush i ftohtë në Çair, Makedonija Gj.P avanson me golin e BozhinovskitFC SHKUPI – MAKEDONIJA GJ.P 0:1(B. Bozhinovski 88')

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 28 март 2019 г.

Kapiteni i Makedonija GJ.P., golin e vetëm të këtij takimi e realizoi në minutën e 88-të, ndërsa vlen të përmendet se FC Shkupi në këtë ndeshje kishte së paku 5-6 raste të pastërta para portierit Jovanovski, i cili në fund doli i pamposhtur nga Çairi, edhe pse duhet theksuar se gjatë pjesës së dytë fati ishte në anën e tij, pasi shtylla e shpëtoi atë por edhe Makedonija GJ.P.

Çfarë rasti për gol, i pafat FC Shkupi përballë Makedonija Gjorçe Petrovit!

Публикувахте от Sportmania в Четвъртък, 28 март 2019 г.

Me këtë fitore Makedonija GJ.P, tashmë mund të marrë më lirshëm frymë, pasi numëron 29 pikë, 5 më shumë se Sileksi i vendit të 8-të. Në anën tjetër FC Shkupi tashmë renditet në pozitën e 5-të me 33 pikë, po aq sa ka edhe Renova në pozitën e katërt.

Ndeshjen e rradhës, që në program është të dielën FC Shkupi do ta zhvillojë në Strumicë kundër Bellasicës, ndërkohë Makedonija GJ.P, në shtëpi do të mirëpret Rabotniçkin.

Leave a Reply