FC Shkupi sot në kuadër të javës së 24-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të mirëpret Makedonija GJ.P. Është kjo një ndër dy ndeshjet mes skuadrave shkupjane që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në LPFM, e ku “bardhekaltërit” do të tentojnë që sa më shpejtë të harrojnë disfatën e ndeshjes së fundit kundër Vardarit.
Lajm i mirë për skuadrën nga Çairi është se nga lëndimi rikthehet kapiteni Muharem Bajrami, ndërsa gjithashtu ka kaluar dënimin e pesë kartonëve të verdhë edhe sulmuesi i talentuar, Suhejl Muharemi, i cili ishte pjesë e dy ndeshjeve kontrolluese që përfaqësuesja e Maqedonisë i zhvilloi kundër Shqipërisë.
Ndërkohë mbetet ende jashtë kombinimit, mesfushori Ergin Abdul.
Ndeshja FC Shkupi-Makedonija GJ.P starton në ora 14:30.