Sileksi – Shkëndija është një ndër ndeshjet më interesante të javës së 24-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija është favorite absolute në këtë ndeshje, ndërsa një gjë të tillë dëshmon edhe tradita. Shkëndija në 41 ndeshjet e deritanishme kundër Sileksit ka shënuar 28 fitore, kundrejt 7 fitoreve të Sileksit, ndërsa vetëm 6 ndeshje ishin mbyllur me barazime. Për më tepër në 6 ndeshjet e fundit, Shkëndija ka arritur po aq fitore ndaj Sileksit, që edhe sot do ta ketë shumë të vështirë për të shpresuar në një rezultat pozitiv.
“E dimë se Shkëndija është skuadra më e mirë në Ligë dhe aktualisht lider në tabelën e klasifikimit. Mirëpo edhe përkundër këtij fakti neve nuk duam të humbasim në këtë ndeshje. Megjithatë për të arritur një rezultat pozitiv, që të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet dhënë maksimumin. Neve na pret edhe një ndeshje e vështirë të dielën, kundër Vardarit, mirëpo kuptohet që e gjithë vëmendja jonë për momentin është e përqëndruar te ndeshja e sotme me Shkëndijën, ku shpresojmë të paktën një një barazim” – tha enkas për “infOSport.mk”, Alpahj Jusuf.
Rikujtojmë ndeshja e fundit mes Sileksit dhe Shkëndijës e zhvilluar në Kratovë ishte mbyllur me fitore minimale 1:2 të skuadrës tetovare, falë një super goli të shënuar nga Besart Ibraimit në minutat shtesë të takimit.