Nesër qyteti i Tetovës do të jetë nikoqir i ndeshjes kampionale midis Renovës dhe Bellasicës, ku të dyja skuadrat dëshirojnë të nxjerrin më të mirën. Renova dëshiron të kap një seri pozitive dhe të ngjitet sa më lartë, ndërsa Bellasica ka nevojën e pikëve, me qëllim që ti ik zonës së rrezikut.
Megjithatë mysafirët nga Strumica do ta kenë shumë të vështirë për të shpresuar në pikë gjatë ditës së nesërme në Tetovë. Të paktën kështu thotë mesfushori i rikthyer te Renova, Muhamed Useini.
“Po, na erdhi mirë pauza pasiqë kemi punuar akoma më fort dhe besoj se të gjithë jemi gati për të dhënë maksimumin me Bellasicën. Respekt për çdo skuadër, mirëpo pikët ngelin në Tetovë dhe shpresoj që seria pozitive do vazhdoj edhe pas kësaj ndeshje që të ngjitemi sa më lartë në klasifikim” – tha enkas për “infOSport.mk”, Muhamed Useini.
Ndeshja Renova-Bellasica zhvillohet nesër me fillim në ora 14:30 në stadiumin e qytetit të Tetovës.