Pas 12 ditëve, nesër në vendin tonë kthehen ethet e futbollit elitarë, ku në qendër të vëmendjes do të jetë derbi shkupjan midis Rabotniçkit dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “Telekom Arena”, ndërsa vetëm 4.5 km më larg, në Çair, FC Shkupi do të jetë nikoqir i Makedonija GJ.P., në një përballje tjetër mes skuadrave nga kryeqendra jonë.
Skuadra kampione dhe njëherit lidere e kampionatit, Shkëndija do të ketë një transfertë të vështirë në Kratovë përballë Sileksit, ndërkohë ndeshja tjetër e kësaj jave është ajo midis Renovës dhe Bellasicës në Tetovë.
Ndeshja e fundit e javës së 24-të në elitën e futbollit vendor midis Pobedës dhe Akademia Pandevit, njëherit dy skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës, është shtyrë për datën 1 maj.
LPFM, Java XXIV – 28.03.2019 |
|||||||||||||||
|