Kualjarela thyen rekordin e ish trajnerit të Shqipërisë, Kristian Panuçi

Sulmuesi i Sampdorias, Fabio Kualjarela me dy golat e tij të shënuar sonte ndaj Lihtenshtejnit, u shndërrua në sulmuesin më të vjetër (36 vjet e 54 ditë), që ka shënuar për Italinë në ndeshje zyrtare.

Don Fabio falë kësaj “dopiete” përmirësoi rekordin e Kristian Panuçit, tashmë ish trajnerit të Kombëtares shqiptare, i cili gjatë vitit 2008 kundër Rumanisë kishte shënuar kur ishte 35 vjeç e dy muaj.

Kualjarela po zhvillon një sezon të shkëlqyeshëm edhe me Sampdorian, ku në 27 ndeshje në “Serie A” ka realizuar 21 gola, ndërkohë  me kombëtaren e Italisë numëron 28 ndeshje, ku ka realizuar edhe 8 gola.

Leave a Reply