Bojku, futbollisti që shënon dhe ndihmoi Shkëndijën në dy ndeshjet e fundit në Kratovë (VIDEO)

Mesfushori Besmir Bojku, i cili për shkak 5 kartonëve nuk luajti në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Rabotniçkit, rikthehet në skuadër për ndeshjen e nesërme ndaj Sileksit, skuadër kjo që i shkon për shtati futbollistit strugan, njofton “infOSport.mk”. Bojku ka qenë autorë i golave në dy ndeshjet e fundit në transfertë ndaj Sileksit, duke ndihmuar Shkëndijën për të arritur deri tek fitorja.

KUR NUK SHËNON, NDËSHKOHESH, BOJKU SHËNON EDHE NDAJ SILEKSIT

KUR NUK SHËNON, NDËSHKOHESH, BOJKU SHËNON EDHE NDAJ SILEKSIT SILEKSI – SHKËNDIJA 0:1(B. Bojku 15')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Bojku kishte shënuar golin e parë në ndeshjen e fundit të këtyre dy skuadrave të zhvilluar në Kratovë, kur në fund Shkëndija falë golit të Ibraimit realizoi fitore 2:1, ndërsa gjithashtu kishte shënuar edhe në ndeshjen e fundit të edicionit të kaluar, kur Shkëndija kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Është ky një paralajmërim i mirë për trajnerin Qatip Osmani, për t’i besuar një vend në formacion futbollistit strugan, i cili njihet si një luftarak i madh në fushën e blertë, pikërisht ashtu siç e kërkon edhe loja e nesërme përballë një Sileksi, që njihet si një skuadër me një mesfushë shumë agresive.

Ndeshja Sileksi-Shkëndija do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në ora 14:30.

SUPER GOLI I BESMIR BOJKUT NDAJ SILEKSIT

SUPER GOLI I BESMIR BOJKUT NDAJ SILEKSIT DHE SHKËNDIJA PJESËN E PARË E MBYLL ME DY GOLA EPËRSISILEKSI – SHKËNDIJA 0:2(B. Bojku 44')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 6 май 2018 г.

Leave a Reply