Pas gati dy javëve pushim, shkaku i ndeshjeve kualifikuese për Euro2020 që kishin reprezentacionet, kampionati vendor rikthehet me ndeshje të enjten, ndërsa skuadra e FC Shkupit në Çair do të mirëpret skuadrën e Makedonija Gj.P.
Për ndeshjen në fjalë ka folur mbrojtësi Amir Biliali, i cili ka vlerësuar pauzën dy javore dhe se ekipi ka stërvitur i plotë për ndeshjet në vazhdim.
“Kemi pushuar mjaft pasi nuk ka pasur ndeshje kampionale, mirëpo kjo na ka ndihmuar për tu stërvitur dhe kemi punuar shumë mirë me gjithë futbollistët dhe besoj se jemi gati për ndeshjen e radhës dhe për ato tri të tjera, pasi për 10 ditë kemi 4 ndeshje. Jemi gati për të dhënë më të mirën në fushë. Nuk mendojmë për asnjë kundërshtarë dhe ne do të futemi në fushë, pasi lozim në shtëpi, do të japim më të mirën për të dal në fund me rezultat pozitiv edhe ashtu besoj do të jetë”, – ka thënë Amir Bilali.
Ndeshja FC Shkupi – Makedonija Gj.P në stadiumin e Çairit starton në ora 14:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri Jospi Barton.