Super Omar Imeri shënon për shpresat e Shqipërisë (VIDEO)

Shpresat e Shqipërisë kanë marrë një barazim zhgënjyes 2:2 në transfertën ndaj Andorrës, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse “kuqezinjtë” e Alban Bushit konsideroheshin favoritë absolut në këtë ndeshje, ata në fund duheshe të shpëtojnë nga disfata, të cilës i ikën vetëm 4 minuta para fundit të takimit, kur Sula barazoi shifrat në 2:2.

⚽️👉 Goli i Omar Imerit për Shqipërinë 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 26 март 2019 г.

Ndryshe Andora kaloi në epërsi në minutën e 19-të me anë të Alaez, ndërsa barazimin Shqipërisë i’a solli shkupjani Omar Imeri. Ky i fundit në lojë u inkuadrua vetëm në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa golin e barazimit e realizoi pas 8 minutave të kaluara në fushën e blertë, kur mjaft mirë u shërbye nga ana e ish futbollistit të Rabotniçkit, Emir Sahiti.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 63-të, te Shqipëria në lojë u inkuadrua edhe futbollisti i dytë nga Maqedonia, sulmuesi i Shkëndijës, Shefit Shefiti.

Leave a Reply