Shqiptarët e Maqedonisë U19 mundën Shqipërinë

Sot në Ohër përfaqësuesja e Maqedonisë U19 ishte nikoqir i një ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë, ndeshje kjo që në fund u mbyll me fitoren e “verdhekuqve” me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Kombëtarja shqiptare e nisi më mirë ndeshjen dhe vetëm pas 10 minutave lojë me anë të Armando Brojas kaloi në epërsi.

Golin e barazimit, Maqedonia e realizoi me anë të Jeton Dautit 5 minuta para fundit të pjesës së parë, në të cilën pamë një futboll shumë cilësor dhe të hapur nga të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Nevil Dede të Shqipërisë u ndëshkua me një penalti, të cilën në gol e shndërroi shkupjani Agon Elezi (53’).

Pas këtij goli pamë një Shqipëri më kërkuese dhe që krijoi disa raste të mira për gol, mirëpo pa finalizim, ashtu që në fund fitorja u takoi 19 vjeçarëve të Maqedonisë.

Rikujtojmë ditë më parë këto kombëtare në Korçë kishin zhvilluar takimin e parë, që ishte mbyllur me barazimin 1:1.

Leave a Reply