Një paraqitje tjetër e fortë, rekord i ri dhe 6 gola të shënuar shënuan ndeshjen e Italisë sonte ndaj Lihteshtejnit, e vlefshme për eliminatoret e Euroipianit të vitit 2020 në grupin “J”. Skuadra “axurre” shënoi fitore 6:0 në “Enio Tardini”, ndërsa dy prej golave mbajnë firmën e veteranit Fabio Kualjarela (35′, 45′), që të dy të shënuar nga pika e bardhë.
GOLAT NGA NDESHJA ITALI-LIHTENSHTEJN, MUND TI NDIQNI KËTU.
Përveç tij në listën e golashënuesve u regjistrian edhe Stefano Sensi (17’), Marko Verati (31’), Mojs Kin (70’) dhe Leonardo Pavoleti (76’).
Fabio Kualjarela me dy golat e tij të shënuar sonte u shndërrua në sulmuesin më të vjetër (36 vjet e 54 ditë), që ka shënuar për Italinë në ndeshje zyrtare.
Don Fabio në këtë mënyrë përmirësoi rekordin e Kristian Panuçit, i cili gjatë vitit 2008 kundër Rumanisë kishte shënuar kur ishte 35 vjeç e dy muaj.