Java e 24-të në elitën e futbollit vendor në program është me datë 28 mars (e enjte), ndërsa komisioni i arbitrëve pranë FFM-së, që sot ka bërë të ditur edhe emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë ndeshjet e kësaj jave, njofton “infOSport.mk”.
Kështu derbin shkupjan midis Rabotniçkit dhe Vardarit në “Telekom Arena” do ta drejtojë Aleksandar Stavrev, të cilit do ti ndihmojnë bashkëqytetarët e tij nga Shkupi, Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov, ndërkohë një arbitër tjetër shkupjan do të drejtojë ndeshjen tjetër midis skuadrave nga kryeqendra jonë, FC Shkupit dhe Makedonija Gj.P. Fjala është për Josip Barton, i cili do të jetë bylbyli kryesor i takimit në Çair, ndërkohë në Kratovë, ndeshjen midis Sileksit dhe Shkëndijës do ta referojë, Dimitar Meçkarovski.
Listën e plotë të arbitrave të deleguar për javën e 24-të në LPFM, mund ta gjeni KËTU.
Igor Stojçevski do të jetë kryesori i takimit në Tetovë midis Renovës dhe Bellasicës, ndërkohë ndeshja ndërmjet Pobedës dhe Akademia Pandevit që në program do të jetë me datë 1 Maj, i është besuar arbitrit nga Ohri, Marjan Markoski.
Ndryshe 4 ndeshjet e së enjten në elitën e futbollit vendor do të startojnë në ora 14:30.