Florian Marku ka shënuar edhe fitoren e dytë nga po aq lufta në boksin profesionist, duke mundur boksierin sllovak, Ivan Godor.
Në mbrëmjen e së shtunës në duelin e zhvilluar në “York Hall” të Londrës, para një numri të madh tifozësh shqiptarë, Marku e dominoi në tërësi duelin me boksierin sllovak, i cili duroi vetëm dy raunde.
Në raundin e parë Ivan Godor u rrëzua dy herë në tokë , por i’a doli të mbijetonte edhe raundin e dytë, ku bëri të njëjtën gjë çka detyroi gjyqtarin për t’i dhënë fund duelit dhe duke shpallur fitues me nokaut teknik boksierin shqiptarë me origjinë nga Lushnja e Shqipërisë.